Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla që frekuentojnë.
"Qëllimi është që krijuesit e rinj të fluturojnë mbi krahët e imagjinatës së tyre të pakufishme dhe të krijojnë vepra origjinale në bullgarisht. Ne nuk presim përshkrime ëndrrash, por histori magjike në prozë apo vargje, aventura interesante, personazhe që do ta bëjnë lexuesin të dëshirojë të lexojë gjithnjë e më shumë" - shkruajnë nismëtarët e konkursit letrar dhe ftojnë bullgarët e rinj të frymëzuar të dërgojnë veprat e tyre deri më 1 prill 2025.
"A jeni gati të fluturoni me PENDËN MAGJIKE, të zbuloni vende dhe krijesa magjike, të ndesheni me diçka të jashtëzakonshme dhe të papritur? A jeni gati të ndani me ne përrallat, tregimet, poezitë tuaja magjike? Nëse jeni gati, tani është koha!"
Krijuesit do të ndahen në tre grupmosha - nga 6 deri në 10 vjeç; nga 11 deri në 14 vjeç dhe nga 15 në 18 vjeç. Veprat e tyre do të vlerësohen nga një juri prej katër anëtarësh, e kryesuar nga shkrimtarja dhe përkthyesja Zdravka Evtimova - fituese e çmimeve prestigjioze letrare në SHBA dhe Evropë. Anëtarë të jurisë janë poetja bullgare nga Vjena Katja Kremzer, Lili Spasova - shkrimtare dhe eksperte kryesore në Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shkrimtari Radosllav Gizginxhiev, i njohur si "banditi në letërsinë bullgare".
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..
Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..
Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5..