Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla që frekuentojnë.
"Qëllimi është që krijuesit e rinj të fluturojnë mbi krahët e imagjinatës së tyre të pakufishme dhe të krijojnë vepra origjinale në bullgarisht. Ne nuk presim përshkrime ëndrrash, por histori magjike në prozë apo vargje, aventura interesante, personazhe që do ta bëjnë lexuesin të dëshirojë të lexojë gjithnjë e më shumë" - shkruajnë nismëtarët e konkursit letrar dhe ftojnë bullgarët e rinj të frymëzuar të dërgojnë veprat e tyre deri më 1 prill 2025.
"A jeni gati të fluturoni me PENDËN MAGJIKE, të zbuloni vende dhe krijesa magjike, të ndesheni me diçka të jashtëzakonshme dhe të papritur? A jeni gati të ndani me ne përrallat, tregimet, poezitë tuaja magjike? Nëse jeni gati, tani është koha!"
Krijuesit do të ndahen në tre grupmosha - nga 6 deri në 10 vjeç; nga 11 deri në 14 vjeç dhe nga 15 në 18 vjeç. Veprat e tyre do të vlerësohen nga një juri prej katër anëtarësh, e kryesuar nga shkrimtarja dhe përkthyesja Zdravka Evtimova - fituese e çmimeve prestigjioze letrare në SHBA dhe Evropë. Anëtarë të jurisë janë poetja bullgare nga Vjena Katja Kremzer, Lili Spasova - shkrimtare dhe eksperte kryesore në Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shkrimtari Radosllav Gizginxhiev, i njohur si "banditi në letërsinë bullgare".
Secili pjesëmarrës do të jetë në gjendje të prezantojë vepra të veta në dy kategoritë e konkursit - poezi dhe prozë. Pjesëmarrja është falas, dhe e vetmja kërkesë e detyrueshme është që veprat të kenë një element magjik.
Që të zhvillohet ky edicion i dytë, shkolla jonë fitoi një projekt para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Bullgarisë në kuadër të programit "Gjuha amtare dhe kultura jashtë vendit". Partneri ynë është përsëri Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit – vuri në dukje shkolla e së dielës "Ivan Vazov" pranë asociacionit "Hristo Botev" - Paris.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të..