Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës.
Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë indiferentë ndaj asaj që po ndodh në botë, ndaj përveç dashurisë, në këngët e tyre përfshihen edhe problematika të dhimbshme aktuale. Këtë e dëgjojmë edhe në “Fajtori” – konfirmon frontmeni Svilen Noev:
"Po, ka këngë për luftërat dhe armët... Sa herë që ka momente të vështira, i pasqyroj ato në tekstet e mia. Themeli i marrëdhënieve njerëzore duhet të jetë dashuria, por gjithmonë ka edhe gjëra të këqija. Një shoku im shkroi se kënga ka qenë optimiste - në fakt, për mua (si personi që e shkroi tekstin) kjo është një këngë e trishtuar për momentin kur ndahesh me një person tjetër dhe ndihesh nga njëra anë i vetmuar dhe nga ana tjetër i lirë".
Përveç hiteve të njohura të grupit, fansat e “Ostava” do të dëgjojnë në koncerte edhe këngën e re “Fajtori”. Turneu filloi më 14 shkurt në Plovdiv dhe do të vazhdojë në Sofje (27.02), Burgas (07.03) dhe Varna (08.03).
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: YouTube / ostavaofficial, Facebook /Svilen Noev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..