Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës.
Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë indiferentë ndaj asaj që po ndodh në botë, ndaj përveç dashurisë, në këngët e tyre përfshihen edhe problematika të dhimbshme aktuale. Këtë e dëgjojmë edhe në “Fajtori” – konfirmon frontmeni Svilen Noev:
"Po, ka këngë për luftërat dhe armët... Sa herë që ka momente të vështira, i pasqyroj ato në tekstet e mia. Themeli i marrëdhënieve njerëzore duhet të jetë dashuria, por gjithmonë ka edhe gjëra të këqija. Një shoku im shkroi se kënga ka qenë optimiste - në fakt, për mua (si personi që e shkroi tekstin) kjo është një këngë e trishtuar për momentin kur ndahesh me një person tjetër dhe ndihesh nga njëra anë i vetmuar dhe nga ana tjetër i lirë".
Përveç hiteve të njohura të grupit, fansat e “Ostava” do të dëgjojnë në koncerte edhe këngën e re “Fajtori”. Turneu filloi më 14 shkurt në Plovdiv dhe do të vazhdojë në Sofje (27.02), Burgas (07.03) dhe Varna (08.03).
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: YouTube / ostavaofficial, Facebook /Svilen Noev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..