Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre.
"Përhapja dhe përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk kërcënon vetëm të ardhmen dhe shëndetin e tyre. Kjo është një çështje që kërcënon të ardhmen tonë si komb," tha presidenti pas takimit. Kreu i shtetit vuri në dukje se pjesëmarrësit në këshill u bashkuan rreth masave konkrete legjislative, nevojës për parandalim dhe programeve që synojnë kohën e lirë të të rinjve.
"Shteti duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e tij ata që shesin dhe shpërndajnë drogë," tha Radev.
Pothuajse 13% e popullsisë së Bullgarisë ka përdorur të paktën një herë ndonjë lloj droge. Gjatë 5 viteve të fundit, përdorimi i këtyre substancave është rritur ndjeshëm – me 30%, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik.Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..