Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe qeverinë bullgare për mbështetjen morale të familjeve të të rrëmbyerve, me origjinë bullgare. Kështu tha Asher Arpaz, nënkryetar i Shoqatës së Hebrenjve nga Bullgaria, para mikrofonit të korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në shtetin hebre, Fenja Dekalo.
“Unë e di se ata u përpoqën të ndihmojnë për kthimin e tyre, jo me fjalë, por me përpjekje përmes kanaleve diplomatike. Por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, shtoi Arpaz.
Mes të liruarve janë Mirav Tal dhe Daniel Gilboa, të cilët kanë nënshtetësi bullgare. Një 20-vjeçar me pasaportë bullgare mbetet i zhdukur, i plagosur rëndë kur u kap, atëherë në moshën 19-vjeçare.“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..