Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe qeverinë bullgare për mbështetjen morale të familjeve të të rrëmbyerve, me origjinë bullgare. Kështu tha Asher Arpaz, nënkryetar i Shoqatës së Hebrenjve nga Bullgaria, para mikrofonit të korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në shtetin hebre, Fenja Dekalo.
“Unë e di se ata u përpoqën të ndihmojnë për kthimin e tyre, jo me fjalë, por me përpjekje përmes kanaleve diplomatike. Por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, shtoi Arpaz.
Mes të liruarve janë Mirav Tal dhe Daniel Gilboa, të cilët kanë nënshtetësi bullgare. Një 20-vjeçar me pasaportë bullgare mbetet i zhdukur, i plagosur rëndë kur u kap, atëherë në moshën 19-vjeçare.Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..