Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. Me rastin e 3 viteve të agresionit të drejtpërdrejtë rus, diplomatja shtoi se Ukraina qëndron, lufton dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Diplomatja tha se ukrainasit, si askush tjetër në botë, duan paqe. "Për ne, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe ukrainasit, si askush tjetër, duan që kjo paqe të ndodhë tani, por gjëja më e rëndësishme është që kjo paqe të jetë e drejtë." “Vetëm një kontratë nuk është një garanci sigurie”, theksoi Illashçuk.
Me rastin e trevjetorit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, shoqatat dhe organizatat joqeveritare bullgaro-ukrainase organizojnë kortezhe mbrëmje në Sofje, Plovdiv dhe Veliko Tërnovo.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...