Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë. "Institucionet në Bullgari janë të qarta – forca të armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë. Ne udhëhiqemi nga kuptimi se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë nuk mund të arrihet pa respektuar interesat e Ukrainës, pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe pa respektuar interesat e Evropës", tha ai. Ai shtoi se është shumë herët të flitet për një format të mundshëm të forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, sepse nuk është arritur një armëpushim. Pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare se cili do të jetë kontributi bullgar në këtë proces, kryeministri iu përgjigj: “Me gjithçka që jemi aktualisht të përkushtuar në këtë proces, duke respektuar interesin kombëtar bullgar.”
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..