Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së Vietnamezëve në Bullgari, me rreth 2000 persona.
Qytetarët vietnamezë në Bullgari, si dhe ata që kanë studiuar dhe punuar në vendin tonë, mund të shpresojnë te mbështetja e palës bullgare për të promovuar kontaktet dypalëshe dhe për të forcuar miqësinë mes Bullgarisë dhe Vietnamit”, tha Radev.
Më 8 shkurt u mbushën 75 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Sipas një marrëveshjeje ndërqeveritare të vitit 1980 për një periudhë prej 10 vitesh, 35 000 qytetarë vietnamezë kanë punuar në Bullgari dhe 5000 kanë mbaruar arsim të lartë në vend, raportoi BTA.
Lexoni më shumë për vizitën e Presidentit Rumen Radev në Vietnam në fund të vitit 2024:
Lexoni më tepër për marrëdhëniet bullgaro-vietnameze nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së..