Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev në një konferencë me rastin e zbatimit të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Donçev kujtoi se javë më parë ka paralajmëruar në Parlament në lidhje me situatën, e cila, sipas fjalëve të tij është shqetësuese. Masat dhe reformat në të gjithë planin janë 321 deri në pagesën e nëntë. Nga këto, Bullgaria ka realizuar 115, tha Donçev dhe pranoi se në 4 vjet Bullgaria ka realizuar një pjesë të parëndësishme të reformave.
7 projekte nuk mund të realizohen, siç ishte planifikuar, deri më 31 gusht 2026, për 15 projekte probabiliteti i realizimit është jashtëzakonisht i ulët, ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova.Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi..