Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës”, erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati Pirin “O moj rini e shkretë”. Ajo do të jetë pjesë e albumit “E pashme”, të cilin këngëtarja tashmë po e përgatit. Desi e njeh këngën prej shumë vitesh, por pasi shikoi filmin "Letër nga Amerika" të regjisores Iglika Trifonova, ajo ishte aq e impresionuar, se e dinte që do të vinte koha e duhur dhe ajo do ta bënte atë në mënyrën e saj. Ajo pranon se kënga bëri një rrugë të gjatë, se ajo kishte mijëra ide dhe në fund zgjodhi këtë version të veçantë – ja pse:
"Ky version është një përzierje e shumë zhanreve dhe stileve - një eklektikë, sepse jeta, mënyra se si e jetojmë dhe bota në të cilën jetojmë, është në fakt një kaos absolut dhe një përzierje eklektike e gjithçkaje. Globalizim i plotë, në të cilin ne kërkojmë tonën, apo lokalen, që na bën të ndryshëm dhe interesantë. Ndoshta kjo është pikërisht ajo që synoj me gjithë punën time – në një farë mënyre të jemi ndryshe, por në të njëjtën kohë të përshtatemi me shoqërinë dhe botën moderne. Kjo është një këngë shumë e shenjtë. Doja të filloja pa shoqërimin e instrumenteve muzikore për të treguar thellësinë e vetë melodisë dhe bukurinë e tekstit.”
Për Desi Dobreva kjo këngë është e shenjtë - është një këngë shumë e vjetër arkaike bullgare dhe këngëtarja shpreson që me këtë tingëllim kënga “O moj rini e shkretë” të qëndrojë më gjatë në skenë dhe të dëgjohet nga të rinjtë që nuk e njohin folklorin e tyre vendas.
Sipas legjendës kjo është një këngë shëruese dhe është pjesë e një rituali. Sipas këngëtares, pikërisht ky është folklori autentik – kur muzika dhe teksti janë pjesë e një procesi ritual. Në këtë rast, procesi është "yshtje" – teksti i këngës është një namatisje që përdoret për të trajtuar njerëzit jo vetëm për sëmundje, por edhe për humbje shpirtërore, madje edhe mendore, me shpresën se do të kthehen në rrugën e duhur. Këngëtarja është e bindur se folklori bullgar ka fuqi të jashtëzakonshme, përfshirë këtu dhe shërimi.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: desidobreva.comMungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...