Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Këtë thuhet në një njoftim të Ambasadës Bullgare në Tiranë për mediat. Sivjet, me trengjyrëshin bullgarë ndriçuan godinat e Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Arteve, të cilat u bënë një urë simbolike midis dy kombeve, shton ambasada. Aktiviteti u zhvillua me asistencën e Bashkisë së Tiranës, e cila tregoi edhe një herë mbështetjen dhe ndjeshmërinë e saj për komunitetin dhe kulturën bullgare. Ndriçimi i këtyre ndërtesave ikonike nuk është thjesht një gjest i bukur, por shprehje e miqësisë së thellë dhe bashkëpunimit në rritje mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nisma të tilla janë një element i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke kontribuar në mirëkuptimin më të mirë dhe respektin e ndërsjellë midis popujve të të dy vendeve. Tradita, e cila filloi katër vjet më parë, është kthyer në një ngjarje të pritur që gëzon si diasporën bullgare në Shqipëri ashtu edhe banorët vendas dhe thekson rëndësinë e shkëmbimit kulturor në rajonin e Ballkanit, thuhet gjithashtu në njoftim.
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..