Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të agjencisë Reboot Online për vitin 2025. Për të pestin vit radhazi, përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, agjencia po analizon barazinë gjinore.
Bullgaria ka 64.5 nga 100 pikë në Indeksin e Barazisë Gjinore për vitin 2024. Rezultati i saj është 6.5 pikë më i ulët se ai i BE-së në tërësi. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 17-ti në BE, duke zbritur një vend poshtë.
Bullgaria renditet e treta në BE për sa i përket rrezikut të varfërisë për gratë - 25%, që është rritur me 3 për qind që nga viti 2010 dhe me 1% nga 2021. Rreziku i varfërisë për gratë është 6% më i lartë se për burrat.
Në Bullgari, gratë jetojnë mesatarisht rreth 5 vjet më pak se jetëgjatësia mesatare e grave në vendet e BE-së. Arsyet për këtë mund të gjenden në kujdesin shëndetësor, ushqimin që hamë, si dhe në stilin e jetesës dhe përditshmërinë më stresuese në krahasim me situatën në vendet e tjera të BE-së.
Në Bullgari gratë fitojnë mesatarisht 5.18 euro për një orë punë, ndërsa në Gjermani 19.93 euro, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Në të njëjtën kohë, çmimet e shumë ushqimeve në dyqane në Gjermani janë më të ulëta se ato në Bullgari.
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..