Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbështet angazhimin e administratës së Donald Trump për të ndalur luftën kundër Ukrainës

Georg Georgiev
Foto: mfa.bg

Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme. “Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët”, shton ai.

Sipas ministrit, Evropa dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe strategjike me administratën amerikane.

I pyetur nëse Bullgaria dhe Ukraina mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si aleate në të njëjtën mënyrë si deri më tani, Georg Georgiev u përgjigj se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake. “Si aleati ynë më i madh dhe më i fortë në NATO, mik dhe partner i BE-së, mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos i besuar njëri-tjetrit”. “Besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.

Georg Georgiev thekson se pas ngjarjeve të fundit dhe pas angazhimit të Ukrainës dhe SHBA-së në njërën anë dhe Evropës nga ana tjetër mund të presim një rezultat të mirë. “Ne i besojmë SHBA-së dhe nuk kemi arsye të mendojmë ndryshe”, përfundon ai.

Ministri kujton se vendi ynë renditet i nënti ndër aleatët e NATO-s për sa i përket vlerës absolute të ndihmës së dhënë Ukrainës, gjë që, sipas tij, i jep peshë të ndryshme pozicionit dhe argumenteve tona për pjesëmarrje të plotë në zgjidhjet e ardhshme të paqes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD