Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme. “Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët”, shton ai.
Sipas ministrit, Evropa dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe strategjike me administratën amerikane.
I pyetur nëse Bullgaria dhe Ukraina mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si aleate në të njëjtën mënyrë si deri më tani, Georg Georgiev u përgjigj se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake. “Si aleati ynë më i madh dhe më i fortë në NATO, mik dhe partner i BE-së, mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos i besuar njëri-tjetrit”. “Besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.
Georg Georgiev thekson se pas ngjarjeve të fundit dhe pas angazhimit të Ukrainës dhe SHBA-së në njërën anë dhe Evropës nga ana tjetër mund të presim një rezultat të mirë. “Ne i besojmë SHBA-së dhe nuk kemi arsye të mendojmë ndryshe”, përfundon ai.
Ministri kujton se vendi ynë renditet i nënti ndër aleatët e NATO-s për sa i përket vlerës absolute të ndihmës së dhënë Ukrainës, gjë që, sipas tij, i jep peshë të ndryshme pozicionit dhe argumenteve tona për pjesëmarrje të plotë në zgjidhjet e ardhshme të paqes.Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Të gjitha..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë..