Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë.
Programi i larmishëm do të shfaqë muzikantë të famshëm të nivelit botëror: Orkestra e Dhomës Lituaneze me dirigjent dhe solist Sergei Krylov, Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze me drejtorin artistik Radosław Schulz dhe Ansambli Baroque Wrocław - një nga ansamblet më të rëndësishme polake të specializuara në praktikën autentike të performancës për epokën.
Në Sofje posaçërisht për festivalin po mbërrin edhe violinisti izraelit Vadim Gluzman, i cili do të luajë në koncertin e parë të ciklit "Koleksioni i Stradivarius" - një nismë e re origjinale e ekipit të festivalit, e cila do t'i prezantojë publikut muzikantë virtuozë që kanë fituar privilegjin të luajnë në instrumentet më të çmuara nga shkolla e lutierëve të Kremonës.
Fillimi zyrtar i forumit është më 12 mars me artistët e jashtëzakonshëm bullgar Krasimira Stojanova (soprano) dhe Ljudmil Angellov (piano). Recitali i tyre do të shfaqë kryevepra vokale nga Richard Wagner, Gustav Mahler dhe Richard Strauss.
Seria e ngjarjeve të ndryshme koncertesh plotësohet me një master klasë nga violinisti dhe pedagogu i shquar me origjinë bullgare, Filip Draganov - profesor në Akademinë e Arteve në Bernë (Zvicër).
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: europeanmusicfestival.bg, cantusfirmusbg.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit..