Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka Kostadinova. Kështu, Komiteti Olimpik Bullgar do të ketë një kryetar të ri për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005, kur Stefka Kostadinova zëvendësoi Ivan Sllavkovin.
Dy ish-atletet janë disa nga bullgaret më të titulluara në historinë e sportit në vendin tonë. Kostadinova mbajti rekordin fenomenal botëror prej 209 cm në kërcim së larti për afro 37 vjet dhe Leçeva u votua qitësja numër 1 e shekullit të 20-të në një sondazh nga Federata Botërore e Qitjes Sportive.Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..