Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka Kostadinova. Kështu, Komiteti Olimpik Bullgar do të ketë një kryetar të ri për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005, kur Stefka Kostadinova zëvendësoi Ivan Sllavkovin.
Dy ish-atletet janë disa nga bullgaret më të titulluara në historinë e sportit në vendin tonë. Kostadinova mbajti rekordin fenomenal botëror prej 209 cm në kërcim së larti për afro 37 vjet dhe Leçeva u votua qitësja numër 1 e shekullit të 20-të në një sondazh nga Federata Botërore e Qitjes Sportive.Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..