Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka Kostadinova. Kështu, Komiteti Olimpik Bullgar do të ketë një kryetar të ri për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005, kur Stefka Kostadinova zëvendësoi Ivan Sllavkovin.
Dy ish-atletet janë disa nga bullgaret më të titulluara në historinë e sportit në vendin tonë. Kostadinova mbajti rekordin fenomenal botëror prej 209 cm në kërcim së larti për afro 37 vjet dhe Leçeva u votua qitësja numër 1 e shekullit të 20-të në një sondazh nga Federata Botërore e Qitjes Sportive.“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..
Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..