57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek njerëzit mbi 70 vjeç. Idenë që të krishterët ortodoksë të studiojnë ortodoksinë, katolikët të mësojnë katolicizmin dhe myslimanët të studiojnë islamin - perceptohet në një mënyrë më të nuancuar, komenton agjencia. 44% e të anketuarve thanë se e mbështesin deri diku, ndërsa 38 % janë kundër.
6 nga 10 persona besojnë se edukimi fetar mund të kontribuojë në formimin e vlerave morale te nxënësit, ndërsa 23% shprehin qëndrim të kundërt. Sondazhi përfaqësues kombëtar i Agjencisë "Trend" i porositur nga "24 Çasa" u krye midis datave 10 dhe 16 mars 2025 nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me tabletë me 1020 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Foto: BGNES, Agjencia "Trend"Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një..