Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vëzrazhdane”, “Veliçie” dhe MEÇ parashtruan një mocion mosëbesimi ndaj qeverisë

Deputetët e "Vëzrazhdane" dhe MEÇ Petër Petrov (majtas) dhe Kirill Veselinski (djathtas)
Foto: BTA

Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të deklarojmë argumentet tona," tha kreu i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Kërkesa është për shkak të një dështimi në politikën e jashtme.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debatet për projekt-vendimin për votimin e mocionit të mosbesimit fillojnë jo më herët se tre ditë dhe jo më vonë se 7 ditë nga marrja e propozimit. Votimi mbahet jo më herët se 24 orë pas përfundimit të debatit. Për t'u miratuar, më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të parlamentit duhet të kenë votuar për të.

Nëse një mocion mosbesimi për Këshillin e Ministrave refuzohet, një mocion i ri i mosbesimit për të njëjtat arsye nuk mund të bëhet në 6 muajt në vijim.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..

botuar më 25-04-01 11.44.PD

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD