Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i fragmentuar dhe blerësit e korporatave janë tërhequr prej tij gjatë vitit të fundit. Sipas shoqatës, arsyet kryesore për këtë janë: lufta në Ukrainë, problemet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe thatësira që çoi në uljen e rendimenteve. Rezultati i gjithë kësaj është një rënie e çmimit prej 20% vetëm në vitin e fundit.
Toka më e shtrenjtë në vendin tonë është në Dobruxha(Bullgaria Verilindore) - deri në 3000 leva (1500 euro) për një dynym.
Në Bullgarinë Juglindore, çmimet janë 800 leva (400 euro) për një dynym, dhe në Bullgarinë Jugperëndimore pothuajse nuk ka marrëveshje. Tarifa e qirasë varion nga 70 (35 euro) deri në 90 leva (45 euro) në Bullgarinë Veriore dhe deri në 50 levaa në Jug.
Blerësit kryesorë mbeten fermerët që preferojnë të punojnë tokën e tyre dhe jo tokë me qira.89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar..
Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në..
Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën..