Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i fragmentuar dhe blerësit e korporatave janë tërhequr prej tij gjatë vitit të fundit. Sipas shoqatës, arsyet kryesore për këtë janë: lufta në Ukrainë, problemet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe thatësira që çoi në uljen e rendimenteve. Rezultati i gjithë kësaj është një rënie e çmimit prej 20% vetëm në vitin e fundit.
Toka më e shtrenjtë në vendin tonë është në Dobruxha(Bullgaria Verilindore) - deri në 3000 leva (1500 euro) për një dynym.
Në Bullgarinë Juglindore, çmimet janë 800 leva (400 euro) për një dynym, dhe në Bullgarinë Jugperëndimore pothuajse nuk ka marrëveshje. Tarifa e qirasë varion nga 70 (35 euro) deri në 90 leva (45 euro) në Bullgarinë Veriore dhe deri në 50 levaa në Jug.
Blerësit kryesorë mbeten fermerët që preferojnë të punojnë tokën e tyre dhe jo tokë me qira.Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e analizës së rregullt të institucionit financiar ndërkombëtar, që publikohet çdo 6 muaj -..
Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës..
Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..
Në vitin 2025, turizmi bullgar ruan rritje të qëndrueshme, pavarësisht sfidave globale. Sipas analistëve, në muajt në vijim pritet një numër rekord..
Këtë vit është hera e fundit që qytetarët bullgarë do të marrin të ardhurat e tyre në leva. Në çfarë monedhe do t’i deklarojnë të ardhurat para..