Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti Rumen Radev.
“Më së shumti falënderoj publikun. Ata më krijuan që në paraqitjen time të parë dhe nuk i tradhtova kurrë”, tha Millushev. Ai është i njohur për publikun për paraqitjet e tij në shfaqje të shumta,duke përfshirë "Medea", "Mërgimtarë", "Dy në djep".
Samuell Finci mori IKAR për rolin kryesor mashkullor në "Tregtari i Venecias" nga William Shakespeare (me regjisor Javor Gërdev).
Allbena Pavllova fitoi çmimin IKAR për rolin kryesor femëror në "Nëna Guximi dhe fëmijët e saj" të Bertolt Brecht (me regjisor Stojan Radev).
Foto: BGNES, bz-berlin.de, theater.bgEkipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në..