Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste të kancerit të gjirit në mbarë botën. Lajmi i mirë është se nëse kanceri zbulohet herët, mbi 90% e grave arrijnë një normë mbijetese 5-vjeçare.
Në Bullgari çdo vit rreth 4 mijë gra diagnostikohen me kancer gjiri. Kjo do të thotë se çdo grua e tetë në vendin tonë është e rrezikuar nga sëmundja. Kanceri i gjirit është gjithashtu ndër sëmundjet që shfaqen në një moshë gjithnjë e më të re. Rreth 800 nga rastet e reja çdo vit janë te femrat nën 50 vjeç - shpjegon doktoresha Gergana Georgieva, specialiste e diagnostikimit imazherik në spitalin “Acibadem City Clinic”.
Në Bullgari flitet shumë për kancerin, por e vërteta është se nuk ekziston një program adekuat skrining, profilaksi dhe parandalim i kësaj sëmundjeje dhe shumë shpesh ajo diagnostikohet në një fazë më të avancuar. Kjo, nga ana tjetër, çon në një shkallë dukshëm më të ulët të mbijetesës në krahasim me atë të pacienteve të diagnostikuara në fazat e hershme. Sëmundja përkeqëson cilësinë e jetës së grave dhe kjo shkakton një tjetër dëm social në shoqërinë tonë.
"Parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë çelësi! Një sëmundje e zbuluar në kohë mund të shërohet" - na kujton dr. Gergana Georgieva:
"Ka teknologji mjaft të mira për diagnostikimin e hershëm, ka edhe shumë lloje trajtimesh dhe e gjithë kjo ndihmon në tejkalimin e këtij problemi. Gjithnjë e më shpesh gratë vijnë tek ne dhe janë të informuara se sa shpesh dhe kur duhet të bëjnë ekzaminimet e tyre parandaluese. Ajo që rekomandojmë është që mamografia të bëhet pas moshës 40 vjeçare çdo të dytin vit dhe ekografia të bëhet pas moshës 25 vjeçare, por çdo vit. Fatkeqësisht, mosha në të cilën zbulohet kanceri i gjirit është realisht në rënie" – paralajmëron dr. Georgieva.
Specialistët e imazherisë në Sofje dhe në vend, kanë gjithnjë e më shumë pajisje të mira me të cilat mund të zbulojnë një problem të gjirit në një fazë shumë të hershme. Doktoresha Georgieva thotë se gratë nga i gjithë vendi mund të bëjnë kontrolle në kabinet, të cilat paguhen nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore. E vizitojnë edhe shumë paciente nga jashtë, të cilat pohojnë se kanë besim më të madh te specialistët bullgarë dhe për këtë arsye udhëtojnë në Bullgari enkas për ekzaminimet e tyre parandaluese.
Edhe pse fokusi është te femrat, sëmundja mund të shfaqet edhe te meshkujt. Dr. Georgieva këshillon gratë që të bëjnë vetë-monitorim çdo muaj:
“Gruaja duhet të bëjë vetë një monitorim, duke prekur edhe sqetullën, edhe gjoksin. Në të dyja vendet ajo nuk duhet të ndiejë zona shumë të forta, gunga. Gruaja duhet të kërkojë ndonjë gropëzim të lëkurës, ndryshime në sipërfaqe. Çdo shenje duhet t'i kushtohet vëmendje dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë diçka të keqe, por duhet të kontrollohet dhe të dihet se çfarë e shkakton një ndryshim të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt. Ata gjithashtu mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse shumë rrallë. Nëse ndihet një gungë ose ndryshim në strukturën e gjirit, ata duhet të kërkojnë një specialist imazherie - një mamolog - dhe të bëjnë të njëjtat analiza si për gratë."
Në praktikën e saj mjekësore dr. Georgieva disponon aparate mamografike 2D dhe 3D të nivelit të lartë dhe gjithçka bëhet sipas rastit individual të pacientit. “Specialistët e imazherisë janë njerëzit që mund të zbulojnë një problem të mundshëm në gji, por prej andej ne punojmë së bashku me një gamë të tërë specialistësh mjekësorë”, thotë dr. Georgieva.
“Në Bullgari ka shumë specialistë të mirë. Në mbarë botën mbahen konferenca dhe kongrese të ndryshme për shkëmbimin e përvojave, ku ne marrim pjesë, që të mund të vazhdojmë me trendet globale dhe të punojmë me pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme. Fatkeqësisht, mosha në të cilën shfaqet kanceri i gjirit është në rënie. Por nuk është vetëm historia familjare që është një faktor që sugjeron fillimin më të hershëm të sëmundjes. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë terapi afatgjata hormonale dhe procedura të shumta in vitro. Ky duhet të jetë një sinjal për gratë që duhet të bëjnë ekzaminime parandaluese më të shpeshta.”
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Foto: brighteronwardbeliefs.org, acibademcityclinic.bg, billswire-eu.usatoday.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj filloi ndërtimi i gjerë i digave në mbarë vendin. Kështu, në periudhën 1950 – 1985 u ndërtuan 216..
Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi zyrtar i Kupës Evropiane të Lundrimit me Vela në klasat olimpike ILCA 6 dhe 7. Gara, në të cilën do të..
Në vitin 2025, Bullgaria shënon 1170 vjetorin e krijimit të alfabetit glagolitik – alfabeti i parë sllav që i parapriu alfabetit cirilik . Me këtë rast, Biblioteka Kombëtare organizon punëtori të posaçme “Unë shkruaj në alfabetin glagolitik”,..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon..