Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të krishterët shënojnë hyrjen e Zotit në Jerusalem, e njohur edhe si e Diela e Dafinave, dhe përfundon ditën e Ringjalljes së Krishtit - Pashkët.
Çdo ditë e Javës së Pësimit quhet "E Madhe" - e Hëna e Madhe, e Marta e Madhe etj. Gjatë secilës prej ditëve, përmendet diçka e rëndësishme që bëri Jezu Krishti për njerëzit ose mësimet e Tij. Kështu, të krishterët gradualisht po përgatiten të mirëpresin dhe të përjetojnë festën më të ndritshme të krishterë - Ngjalljen e Krishtit.

Të Hënën e Madhe, ungjilltarët na tregojnë se si Biri i Perëndisë hyri në tempullin e Jerusalemit dhe e gjeti plot me tregtarë. Krishti u zemërua, përmbysi tavolinat e tyre dhe ai vetë i dëboi, sepse tempulli është një shtëpi për lutje, jo për tregti.
Në këtë ditë, Kisha lavdëron Jozefin e drejtë, për të cilin Bibla thotë se ishte një nga 12 djemtë e patrikut të Dhiatës së Vjetër Jakob dhe i preferuari i tij, i cili jetoi rreth shekullit të XVIII-të para Krishtit. Në Judean e Lashtë, udhëheqësit e Sinedrit - gjykata e lartë priftërore e hebrenjve - quheshin patrikë. Jozefi ose Josifi u shit nga vëllezërit e tij xhelozë tregtarëve që udhëtonin për në Egjipt, sepse ata e kishin zili. Atje, në vendin e huaj, ai kaloi shumë vuajtje, por Faraoni e bëri të dytin për nga fuqia dhe pozita në të gjithë mbretërinë pasi interpretoi saktë ëndrrat e tij.
Ashtu si Jozefi i drejtë, Jezu Krishti u tradhtua nga shokët e tij hebrenj te skllevërve romakë, u torturua dhe vuajti për shkak të mëkateve njerëzore.
Kisha në këtë ditë kujton edhe simbolikën e fikut shterpë, i cili pasi u mallkua nga Zoti u tha. “Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr”, tha ai.
Po kështu, të krishterët thirren të japin fryte shpirtërore duke u përpjekur të jenë të mirë, të mos bëjnë keq, të mbushen me virtyte, të përmirësohen në besim.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..
Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie"..