Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Figurat e Paisij Hilendarskit dhe Shën Ivan Rillskit do të zbukurojnë monedhat euro bullgare

Ana kombëtare e monedhës 1 euro, e prezantuar nga Banka Kombëtare Bullgare
Foto: BNB

Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në monedhën prej dy eurosh, në anën kombëtare të së cilës do të jetë imazhi i Paisij Hilendarskit, do të ketë një mbishkrim "ZOTI MBROJE BULLGARINË". Monedha 1 euro do të përshkruajë mbrojtësin qiellor të Bullgarisë, Shën Ivan Rillski

Monedhat 1, 2, 5, 10, 20 dhe 50 cent do të shfaqin Kalorësin e Madarës.

Monedhat euro kanë një anë të përbashkët dhe një anë kombëtare. Dizajni i anëve të përbashkëta të monedhave është vepër e dizajnerit dhe inxhinierit të kompjuterëve nga Belgjika Luc Luycx. Ato paraqesin imazhe të Bashkimit Evropian ose Evropës, të cilat simbolizojnë unitetin e BE-së, tha BNB.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë, Bullgaria ka stendën e saj në ekspozitën e mobilieve në Milano

Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..

botuar më 25-04-08 8.20.PD

Papunësia është e ulët, por njoftimet për punë janë kryesisht në Sofje

Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..

botuar më 25-04-07 12.22.MD

Shërbyeset, kuzhinierët dhe recepsionistët janë më të kërkuarit në bregun e Detit të Zi

Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...

botuar më 25-04-05 12.35.MD