Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës 10:00 siç ishte paralajmëruar më parë. Anija po kthehet nga një mision i tretë pesë-mujor i suksesshëm në Oqeanin Jugor dhe Antarktidë, njoftoi Instituti Bullgar Antarktik.
NIK 421 u nis për ekspeditën e tij të tretë në Kontinentin e Akullit më 7 nëntor 2024. Këtë herë, në bord ishte pajisur edhe një laborator hapësinor. Kapiteni i anijes është Radko Muevski. Anija transportoi pajisje për laboratorin e ri të shkencëtarëve tanë në bazën bullgare në ishullin Livingstone. Ajo u hap zyrtarisht në shkurt.
Bullgaria filloi aktivitetet e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar mori pjesë në ekspeditën e XIII Sovjetike të Antarktidës. Që nga viti 1988 funksionon baza polare bullgare, e cila në vitin 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev mori emrin për nder të Shën Klementit të Ohrit.Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..