Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës 10:00 siç ishte paralajmëruar më parë. Anija po kthehet nga një mision i tretë pesë-mujor i suksesshëm në Oqeanin Jugor dhe Antarktidë, njoftoi Instituti Bullgar Antarktik.
NIK 421 u nis për ekspeditën e tij të tretë në Kontinentin e Akullit më 7 nëntor 2024. Këtë herë, në bord ishte pajisur edhe një laborator hapësinor. Kapiteni i anijes është Radko Muevski. Anija transportoi pajisje për laboratorin e ri të shkencëtarëve tanë në bazën bullgare në ishullin Livingstone. Ajo u hap zyrtarisht në shkurt.
Bullgaria filloi aktivitetet e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar mori pjesë në ekspeditën e XIII Sovjetike të Antarktidës. Që nga viti 1988 funksionon baza polare bullgare, e cila në vitin 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev mori emrin për nder të Shën Klementit të Ohrit.Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..