Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova, Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në një sërë projektesh të suksesshme, Angell Djullgerov arrin t'u kushtojë kohë edhe të tijave - pas albumeve të tij solo "Muza" dhe "Samsara", tani është gati edhe albumi i shkurtër (EP) "Niveli tjetër". Ai përfshin katër këngë, duke kombinuar interesat e ndryshme të Angell - rock and roll, pop, blues, tinguj ekzotikë dhe shumë ndikime të tjera të ndryshme. Ai shton:
"Mund të themi se kënga "A beson" është më e lehtë, ka një tingull më të butë blues. Tre këngët e tjera në album i konsideroj si një vazhdimësi e natyrshme e albumit "Samsara". Nuk jam kufizuar asnjëherë stilistikisht në atë që bëj, ndaj nuk më shqetëson fakti që ndonjëherë bëj gjëra të ndryshme. Mendoj se gjithmonë është i pranishëm stili im.”
Më 29 mars, në sallën e mbushur plot të Teatrit të Dramës në vendlindjen e tij në Plovdiv, Angell Djullgerov prezantoi mini-albumin me një koncert të quajtur "Samsara". Aktiviteti do të përsëritet më 14 prill në Teatrin "Lot dhe të qeshura" në Sofje.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...