Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha.
Demonstruesit kanë bllokuar kryqëzimin e bulevardit "Dragan Cankov" dhe bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”, “Orllov Most” (“Urën e Shqiponjave”) dhe Sheshin “Maqedonia”, duke ndërtuar një barrikadë me goma. Ata mbanin gjithashtu postera ku shkruhej "Qeveritë janë të përkohshme - transporti është i përjetshëm!" dhe “Bashkia e Kryeqytetit – nënë apo njerka e transportit publik?”.
Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave me 400 leva (200 euro) gjatë vitit të parë, me 500 leva – gjatë vitit të dytë dhe me 600 leva gjatë vitit të tretë.
“Çdo vit ne jemi si lypës dhe lutemi për një rritje, dhe ata tallen me ne, duke na ofruar 50-100 leva” (25-50 euro), tha Ivan Sakarov nga Sindikata e Punës “Podkrepa”. Ai shtoi se puna e punëtorëve të transportit rrugor është shumë e vështirë – ata ngrihen në orën 2:30 të mëngjesit dhe meqenëse nuk ka shoferë të mjaftueshëm, punojnë 12-14 orë në ditë. “Kjo është vrastare, po e sakrifikojmë shëndetin dhe nuk kemi para”, tha gjithashtu sindikalisti.
“Fatkeqësisht, buxheti i Bashkisë së Sofjes nuk mund të lejojë përmbushjen e asaj që kërkojnë punëtorët e transportit për momentin, prandaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku me shtetin për të gjetur mjetet e nevojshme për të financuar rritjen e kërkesave të tyre”, komentoi Ivan Vasilev, nënkryetar i bashkisë në Departamentin e Financave dhe Shëndetësisë, i cili erdhi te protestuesit në kryqëzimin pranë stacionit të metrosë “Stadiumi i Vasill Levski”. Sipas tij, mjetet nga buxheti i bashkisë janë 15 milionë leva (7.5 milionë leva) dhe kjo është pak më shumë se 100 leva (50 euro) të një punëtori.
“Mund të ketë rritje aty ku është e nevojshme për shoferët”, tha gjithashtu kryebashkiaku, duke theksuar se ka nevojë për asistencë shtetërore.Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..