Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur Savina kuptoi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Dy projektet janë kaq të ndryshme - ai im solo dhe ai me Jazzboree. Kënga "I dashuri im" është e vetmja e këtij lloji që kam bërë dhe do të bëj. Nuk do të ndjek atë rrugë, në asnjë mënyrë – jam këngëtare popullore, por është thjesht një këngë që lindi në këtë kohë të jetës sime. E krijova unë si muzikë, aranzhim dhe tekst – gjithçka është e imja. Ndjeva sikur kisha nevojë pikërisht për atë lloj muzike në atë moment. Unë besoj se një krijues nuk duhet të jetë i kufizuar.”
Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..