Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të Pashkëve, por edhe të përjetojnë edhe një herë kulturën dhe traditat që na përcaktojnë si bullgarë.
Mbi 71% prej banorëve të qytetit, i cili ndodhet disa kilometra në perëndim të kufirit bullgaro-serb, janë bullgarë etnikë: "Ne po përpiqemi të ruajmë traditat dhe zakonet," thotë organizatori i festivalit Aleksandër Dimitrov, duke shtuar: "Kjo është arsyeja sepse ne po bashkojmë fëmijë nga krahina dhe shtete të ndryshme dhe po e kthejmë Bosilegradin në një kryeqytet ballkanik të gëzimit fëmijëror”.
Edicioni i sivjetshëm i festivalit do të zgjasë 7 ditë dhe programi është i mbushur me ekspozita, koncerte, ekskursione dhe gara në të cilat fëmijët do të garojnë për çmimin "Veza më e fortë".
"Tashmë kemi nënkampionë olimpikë, njerëz të njohur nga bota e artit, etj., të cilët kanë qenë në Bosilegrad si fëmijë. Dhe të gjithë e mbajnë mend pjesëmarrjen e tyre," tha Aleksandër Dimitrov për Radio Bullgarinë.
Festimet fillojnë më 16 prill me shfaqjen e dokumentarit "Guaska të forta", i cili tregon historinë e festivalit dhe do të shfaqet në sallën "MaksiM" të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Sofje.
Çfarë tjetër ofron programi? Do të ketë një foto plein air që tregon më të mirat e Bosilegradit, një koncert me valle popullore, me pjesëmarrjen e ansamblit të Sofjes "Na Megdana" (“Në Mejdan”), të ansamblit “Impulse” nga Moldavia dhe të ftuarve specialë - 10-vjeçarja Rumena Kënçeva nga Pavlikeni dhe këngëtari i njohur bullgar i folklorit Ilija Lukov.
Dhe për finalen - një koncert gala me pjesëmarrjen e treshes bullgare të harqeve "Hipnotik". Për të vegjlit që do të “luftojnë” me vezë janë përgatitur 4 skena dhe sipas rregullores 64 vezët më të forta do të garojnë për çmimin e madh.
"Kjo është ndoshta ajo që të gjithë fëmijët duan më shumë - të shkojnë në finale. Nën projektorët dhe me shumë adrenalinë do të zhvillohen ndeshjet finale dhe do të shpallim fituesit, ndërsa çmimet për 4 vendet e para janë një biçikletë, mjete shkollore, çanta shpine, kupa dhe medalje. Kemi edhe një çmim ngushëllimi. Bëhet një lotari dhe çmimi është një biçikletë sportive."
Sipas organizatorit të festivalit, performanca në skenë dhe njohja me njëri-tjetrin janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve.
"Ne punojmë me grupmoshat më interesante. Këta janë fëmijë që nuk kanë ende mendime të këqija dhe veprime të pandershme. Në shumicën e rasteve, disa nga prindërit ndërhyjnë në ambiciet e tyre, por ne tashmë kemi përvojë dhe përpiqemi të bëjmë kështu qe gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë. Dhe më besoni, ajo që ndodh në këto pak ditë në Bosilegrad mbetet thellë në mendjen e çdo fëmije dhe kur ata rriten, ose bëhen profesionistë në fushën e tyre profesionale të zhvillimit nuk e harrojnë këtë vizitë të mrekullueshme në Bosilegrad” – është i bindur Aleksandër Dimitrov, kryetari i shoqatës “GLAS” dhe organizator i Festivalit të Fëmijëve për Pashkë, i cili këtë vit zgjat deri më 22 prill.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët në Serbi nga postimet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: festival-bosilegrad.info, glaspress.rs, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në..