E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti". Tani këngëtarja e re prezanton këngën e saj më të fundit "Fshehtas". Si kënga, me tingëllimin e saj rinor, ashtu edhe videoja zbulojnë këndvështrimin e një vajze mbi fazën më të vështirë në një marrëdhënie romantike - pranimin se të pëlqen dikush.
Guximi për të zbuluar ndjenjat e tua frymëzoi Dani Ilievën dhe ekipin e saj të regjistronin këngën "Fshehtas". Eftim Çakërov, Milena Kostova dhe Ivan Gërbaçev krijojnë këtë flluskë muzikore rozë në të cilën çdo vajzë do ta njohë veten dhe do të ndihet e mbrojtur dhe e kuptuar.
Kënga "Fshehtas" është e ndikuar nga freskia e muzikës K-pop dhe emocioni i ëmbël-nostalgjik i muzikës së viteve 70-të.
Lexoni më shumë për këngëtaren në arkivin tonë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubeOrkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..