Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin.
Dje, një ditë pasi deklaruan se nuk do ta mbështesin më qeverinë, deputetët e grupit “DPS-DPS” rreth Ahmed Doganit thanë se do të votojnë “pro” mosbesimit.
Në të njëjtën kohë, në margjinat e Kuvendit, lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski deklaroi kategorikisht se nuk ka problem me stabilitetin e kabinetit.
Deputetët e PP-DB-së nuk do të marrin pjesë në votim pasi sipas tyre po punojnë për hyrjen e vendit në eurozonë dhe kjo është arsyeja që qeveria nuk do të pengohet të paktën deri në verë, edhe pse raportojnë mangësi në punën e saj në luftën kundër korrupsionit.
Partnerë në qeverisjen e vendit, sipas marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në janar, janë GERB-SDS, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe “Ka një popull të tillë”. Në një shtojcë pranë saj DPS-DPS kishin paralajmëruar mbështetje për qeverinë, por dje ata e tërhoqën mbështetjen e tyre.
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..
Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..