Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova.
Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria, Gjurga Pinxhurova filloi të studionte në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Sofje në vitin 1917 me këngëtaren tonë të madhe Hristina Morfova. Më vonë, si bursiste shtetërore, ajo u diplomua në degën e këndimit operistik në Konservatorin e Pragës. Pasi u kthye në Bullgari, Gjurga Pinxhurova realizonte në mënyrë aktive koncerte të panumërta. Në koncertin e saj të parë në Bullgari në vitin 1921 ajo interpretoi arie nga opera dhe aranzhime të këngëve popullore.
Krahas kësaj ajo jepte mësime të këndimit në Sofje, Trën dhe fshatrat përreth. Regjistrimet e para të gramafonit të arieve, këngëve artistike dhe popullore ajo bëri për Radion Kombëtare Bullgare, në atë kohë Radio Sofja.
Gjurga Pinxhurova u nda nga jeta më 10 nëntor 1971, por mbetet në histori si një nga këngëtaret tona më të famshme dhe artistike me një qasje karakteristike të thellë ndaj artit popullor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondi i Arkivit të Radios Kombëtare Bullgare, YouTube /Bulgarian Folklore MusicKompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev,..