Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova.
Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria, Gjurga Pinxhurova filloi të studionte në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Sofje në vitin 1917 me këngëtaren tonë të madhe Hristina Morfova. Më vonë, si bursiste shtetërore, ajo u diplomua në degën e këndimit operistik në Konservatorin e Pragës. Pasi u kthye në Bullgari, Gjurga Pinxhurova realizonte në mënyrë aktive koncerte të panumërta. Në koncertin e saj të parë në Bullgari në vitin 1921 ajo interpretoi arie nga opera dhe aranzhime të këngëve popullore.
Krahas kësaj ajo jepte mësime të këndimit në Sofje, Trën dhe fshatrat përreth. Regjistrimet e para të gramafonit të arieve, këngëve artistike dhe popullore ajo bëri për Radion Kombëtare Bullgare, në atë kohë Radio Sofja.
Gjurga Pinxhurova u nda nga jeta më 10 nëntor 1971, por mbetet në histori si një nga këngëtaret tona më të famshme dhe artistike me një qasje karakteristike të thellë ndaj artit popullor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondi i Arkivit të Radios Kombëtare Bullgare, YouTube /Bulgarian Folklore MusicDisa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës"...