Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova.
Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria, Gjurga Pinxhurova filloi të studionte në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Sofje në vitin 1917 me këngëtaren tonë të madhe Hristina Morfova. Më vonë, si bursiste shtetërore, ajo u diplomua në degën e këndimit operistik në Konservatorin e Pragës. Pasi u kthye në Bullgari, Gjurga Pinxhurova realizonte në mënyrë aktive koncerte të panumërta. Në koncertin e saj të parë në Bullgari në vitin 1921 ajo interpretoi arie nga opera dhe aranzhime të këngëve popullore.
Krahas kësaj ajo jepte mësime të këndimit në Sofje, Trën dhe fshatrat përreth. Regjistrimet e para të gramafonit të arieve, këngëve artistike dhe popullore ajo bëri për Radion Kombëtare Bullgare, në atë kohë Radio Sofja.
Gjurga Pinxhurova u nda nga jeta më 10 nëntor 1971, por mbetet në histori si një nga këngëtaret tona më të famshme dhe artistike me një qasje karakteristike të thellë ndaj artit popullor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondi i Arkivit të Radios Kombëtare Bullgare, YouTube /Bulgarian Folklore MusicNjë nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi Andreev. Që nga viti 2000 ai është dirigjenti kryesor i orkestrës pranë Ansamblit Kombëtar..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa në kompleksin turistik Allbena nga data 17 deri më 21 qershor 2025 . Festivali ka natyrë..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev,..