Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku.
Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit. Medalistja e bronztë në garën e gjithanshme, Stilijana Nikollova, fitoi dy vendet e shtata në finalet e topit dhe rrethit.
Pas kësaj, Stilijana Nikollova u rendit e dyta me birila dhe ari u fitua nga kampionia olimpike Daria Varfolomeev nga Gjermania. Edhe pse e luajti kombinimin e saj me shirit në nivel të lartë, bullgarja mbeti në vendin e katërt.
Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fituan një medalje bronzi për kombinimin e tyre me tre topa dhe dy rrethe. Medalja e artë shkoi për ekipin japonez, dhe argjendi për Kinën.
Bilanci i Kupës së dytë Botërore të Gjimastikës Ritmike të vitit për femrat bullgare është një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë kampione, dhe Kjun Bjoll Xho nga Koerja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Për gjimnasten Valentina..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..