Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku.
Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit. Medalistja e bronztë në garën e gjithanshme, Stilijana Nikollova, fitoi dy vendet e shtata në finalet e topit dhe rrethit.
Pas kësaj, Stilijana Nikollova u rendit e dyta me birila dhe ari u fitua nga kampionia olimpike Daria Varfolomeev nga Gjermania. Edhe pse e luajti kombinimin e saj me shirit në nivel të lartë, bullgarja mbeti në vendin e katërt.
Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fituan një medalje bronzi për kombinimin e tyre me tre topa dhe dy rrethe. Medalja e artë shkoi për ekipin japonez, dhe argjendi për Kinën.
Bilanci i Kupës së dytë Botërore të Gjimastikës Ritmike të vitit për femrat bullgare është një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti Nikolas Hari nga Kili me 6:3, 6:4. Kështu, tenisti bullgar, i renditur i 15-ti në skemën e turneut,..
Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një luleshqerrë". Fushata do të zhvillohet në kuadrin e katër ditëve - nga 11 deri më 14 prill dhe do..
Kampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin e shtatë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut Klasik në ishullin Rodos. Viktoria Radeva..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva,..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor..