Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, gjatë një vizite në Bosilegrad. Kryetarja e Parlamentit theksoi se lidhjet midis shtetit bullgar dhe komuniteteve tona jashtë vendit duhet të jenë më të forta. Problemet me të cilat përballen bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk duhen vënë në fokus vetëm gjatë festave dhe festivaleve, vuri në dukje Kisellova. Ata duhet të jenë objekt i vëmendjes sonë çdo ditë, shtoi ajo. Natalija Kisellova kujtoi se në vitin 2014 u miratua një strategji për të punuar me komunitetet bullgare jashtë vendit, dhe që nga viti 2000 është duke u zhvilluar një analizë më serioze e ligjit për bullgarët që jetojnë jashtë Republikës së Bullgarisë. Kjo është bërë vetëm një herë. Nuk ka as zbatim të vërtetë të ligjit, as zhvillim të strategjisë, theksoi ajo. "Vëllezërit dhe motrat tona në të dyja anët e kufirit nuk duhet të harrojnë se ne jemi një komunitet i vetëm dhe kemi forcën për të vazhduar të jetojmë së bashku, pavarësisht kufirit", shtoi kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova.
Në Qendrën Kulturore në Bosilegrad, Natalija Kisellova vizitoi ekspozitën fotografike "Bosilegradi para dhe tani". Ajo njoftoi se pothuajse 150 fëmijë nga Bosilegradi dhe Krahinat Perëndimore do ta kalojnë verën në Bullgari dhe shtoi se shpreson që iniciativat e përbashkëta të vazhdojnë në të ardhmen.
Ishte e habitshme që asnjë përfaqësues i Bashkisë së Bosilegradit, as kryetari i bashkisë për mandatin e gjashtë radhazi, Vlladimir Zahariev, nuk e nderuan vizitën e kryetarit të parlamentit bullgar. "Ne jemi këtu kështu - jemi të ndarë në dy kampe", komentoi një gazetar vendas - pothuajse duke e pëshpëritur, raporton BTA.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024. Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të..
Studentët bllokuan hyrjet e Radio Televizionit të Serbisë Studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë (RTS) tashmë 12 ditë në shenjë proteste kundër mënyrës se si media kombëtare po prezanton..
Presidenti Rumen Radev ka qenë prej kohësh i përfshirë në jetën politike të vendit dhe tani dëshiron të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës. Kështu deklaroi Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në Tërgovishte. "Pas gati katër vitesh qeverisjeje..