Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme shprehen edhe ndaj Kuvendit Popullor, i cili merr miratimin e 15.2 për qind, ndërsa 75.1 për qind mbajnë mendimin e kundërt. Në këtë sfond, qëndrimi ndaj presidentit Rumen Radev duket kontrastues, komenton agjencia sociologjike - 49.4 për qind e njerëzve kanë një qëndrim pozitiv, ndërsa 35.4 për qind kanë një qëndrim negativ.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në mesin e prillit, rezultatet do të ishin të ngjashme me ato të votimit në vjeshtën e vitit të kaluar – koalicioni GERB-SDF do të merrte 26.4 për qind të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – 14.2 për qind, “Vëzrazhdane” – 13.3 për qind, “DPS – Fillimi i Ri” – 10.3 për qind, “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” – 7.1 për qind, BSP – 6.7 për qind, “Ka një popull të tillë” – 6.3 për qind, “Moral, Unitet, Nder” – 6.2 për qind dhe “Madhështi” – 4.3 për qind.
Sondazhi i Agjencisë "Mjara" u krye "ballë për ballë" me tableta ndër 807 qytetarë të rritur bullgarë. 1për qind e mostrës është e barabartë me rreth 54 mijë veta.
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja..
Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi..