Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024.
Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të inteligjencës ruse me identitete të rreme u zbuluan dhe u neutralizuan. Një nëpunës civil bullgar nga sektori i "Bashkëpunimit Ndërkombëtar" të policisë është ndaluar për dhënien e informacionit shërbimeve ruse. 19 të huaj të dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse janë identifikuar dhe përfshirë në listën e personave të padëshiruar në vend.
Raporti i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare paraqet një pamje veçanërisht shqetësuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili mbetet një zonë paqëndrueshmërie dhe rreziqesh në rritje për Bullgarinë. Agjencia paralajmëron konkretisht për ndikimin negativ mbi komunitetet bullgare në disa vende të Ballkanit, thuhet gjithashtu në dokumentin, të cituar nga BGNES.Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..
Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..