Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e parlamentit, duke saktësuar se kremtimi i dy përvjetorëve organizohet nga Mitropolitë e Varnës dhe Veliko Preslavit në periudhën nga 1 deri më 3 maj 2025.

Kisellova do të marrë pjesë në liturgjinë solemne të lutjes në Bazilikën e Madhe në Pliska në mbrëmje. Liturgjia do të shërbehet nga Patriku bullgar Daniill në bashkëpunim me mitropolitët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare. Natalija Kisellova do të ndjekë gjithashtu koncertin festiv ortodoks në oborrin e bazilikës.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: dvornakirilicata.bg, Radio ShumenNë Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet..