Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.
Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.
Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të rikthejmë veprën e Ljubo Kirov të titulluar “Ndihet forca“. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 11:14 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Kujtimi“ nga Violina Doceva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:31 - Lajme 13:32 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "C'est La Vie", të këngëtares Dara Ekimova, nga albumi i saj "Kjo dhomë". Ju urojmë minuta të këndshme!..