Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sot – 6 maj 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.

Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.

Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.

Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 25 prill 2025

Në fillim të programit të Radio Bullgarisë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Kohët e fundit këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të radhës plotësisht origjinale "Më Zgjo". Pikërisht këtë këngë do të keni mundësi të dëgjoni në..

botuar më 25-04-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me dirigjentin e ri evropian Bojan Videnov, i cili e konsideron Operën e Sofjes si familjen e tij.  Në rubrikën tonë "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën..

botuar më 25-04-24 3.00.MD

Bullgaria sot – 23 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Kulturë" do tju njohim me Marija Oztjurk, një mjeshtre e artit të sheqerit. Në rubrikën "Kënga e ditës" do të dëgjoni "Ndalo së u larguari", të producentit..

botuar më 25-04-23 3.00.MD