Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikona më e vjetër në Bullgari është me imazhet e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit

Foto: Muzeu Kombëtar Kishtar

Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete, duke çliruar ujë dhe virgjëresha të robëruara, duke vrarë dragonj dhe armiq të besimit. Ata hapin dhe mbyllin qiellin për të bërë të bjerë shi Ditën e Shën Gjergjit (6 Maj) ose borë Ditën e Shën Dhimitrit (26 tetor) dhe për të sjellë pjellori. Rezulton se ikona më e vjetër e ruajtur në Bullgari në Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Arkeologjisë së Kishës pranë Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare është një kombinim i dy shenjtorëve.

Natalija Nedellçeva

“Ikona e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit me skena jetësore është një nga ikonat më të riprodhuara në Bullgari, e cila prezantohet në pothuajse të gjitha ekspozitat ndërkombëtare – thotë Natalija Nedellçeva, restauruese në muze. – Nga  kërkimet e fundit që bëmë, rezulton se është ikona më e vjetër në muzeun tonë, dhe ndoshta edhe në Bullgari. Ajo u soll nga Kryeprifti Ivan Goshev në vitin 1928 nga Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Sozopoll. Ai e gjeti atë në seksionin e grave të kishës ndër shumë objekte të tjera dhe dërrasa të kalbura. Ai vendosi ta çonte në Sofje, dhe më vonë e pastruan dhe u zbulua se ishte një ikonë e përbërë nga dy panele të vendosura brenda njëri-tjetrit."

Një problem me datimin e ikonës është pikërisht struktura e saj kompozite. Pjesa e saj më e vjetër ka një imazh më të ashpër në reliev të kalorësve të shenjtë në një panel druri pothuajse katror. Ai është ngulitur në një kornizë, të pikturuar shumë më vonë, e cila përshkruan skena nga jeta dhe martirizimi i të dy shenjtorëve. Kalimi që bëri mjeshtri mesjetar midis ikonës kryesore dhe kornizës është interesant. Për lutësin e thjeshtë përpara ikonës, duket sikur një lëkurë e hollë është ngjitur midis kornizës dhe shenjtorëve.Efekti u arrit duke aplikuar disa shtresa tretësira në bazën prej druri, dhe më pas duke krijuar një relief shtesë.

"Do të doja të theksoja se ky lloj imazhi nuk haset në Bullgari. Ose të paktën nuk jam në dijeni të ndonjë imazhi tjetër të ngjashëm me reliev të Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit, apo edhe të shenjtorëve të tjerë, që janë të ngjyrosur. Vëzhgohet kanuni i paraqitjes së Shën Gjergjit mbi një kalë të bardhë dhe Shën Dhimitrit mbi një kalë të kuq. Kafsha që vret Shën Gjergjin është mbresëlënëse - përshkruhet si një hipopotam, një krokodil. Nuk duket aq shumë si dragoi që jemi mësuar të shohim në ikonat tradicionale të Shën Gjergjit. Shën Dhimitri vret një gjarpër, i cili është simbol i së keqes. Në shumë raste, në rikrijimet e tij, ai vret ndonjë burrë, i cili sipas grekëve është Mbreti Kallojani, me qëllim që të shpëtojë Selanikun. Në përgjithësi, burri është një simbol i së keqes dhe nuk ka pse të jetë Mbreti Kallojan. Sipas bullgarëve, është Perandori Vasilij i Madh”, thotë restauruesi me një buzëqeshje.

Është gjithashtu interesante pse rikrijohen këta dy shenjtorë. Ndoshta përgjigjja është se sipas përfytyrimeve tradicionale, njëri prej tyre hap vitin aktiv bujqësor në Ditën e Shën Gjergjit. Në ditën e martirit të dytë Shën Dhimitrit në tetor, viti bujqësor mbaron.

"Kjo me fillimin dhe mbarimin e cikleve bujqësore është një supozim shumë interesant. Sa i bazuar është, nuk mund ta them me siguri. Por të dy shenjtorët jetuan në të njëjtën kohë dhe në fakt martirizimi i Shën Gjergjit ishte më 23 prill 305, ndërsa ai i Shën Dhimitrit ishte më 26 tetor 306. Ndoshta kjo është në të vërtetë lidhja midis dy shenjtorëve - të dy ishin martirë për besimin e krishterë dhe të dy vdiqën me tortura të tmerrshme. Sidomos te Shën Gjergji, gjatë kohës së mbretërimit të Perandorit Dioklecian, i cili sundoi nga viti 284 deri në vitin 305, pati shumë përndjekje të të krishterëve dhe Shën Gjergji u torturua në një mënyrë shumë mizore. Skenat që shoqërojnë ikonën nga një periudhë më e mëvonshme përshkruajnë torturat mizore të shenjtorit” - shpjegon Natalija Nedellçeva.

Fakti që ikona daton që nga shekulli i XI-të dëshmohet nga rikrijim i shenjtorëve si kalorës. Përpara kësaj, ata pikturoheshin të ulur me shtiza. Është gjithashtu interesante që kalorësit rikrijohen pa yzengji, gjë që ishte e rrallë gjatë Mesjetës dhe flet për ndjekjen e një tradite të lashtë, siç është ajo që gjendet në pllakat e relievit me kalorësin trak - Heros.

Fatkeqësisht, zbuluesi i ikonës e gjen atë jashtë kontekstit të saj kompozicional dhe mesazhit ikonografik. Nuk mund të themi se kush e porositi imazhin, por ai patjetër kishte nevojë për mbrojtjen e dy luftëtarëve qiellorë. Është e mundur që edhe vetë porositësi të ishte një ushtar. Fakti që pjesa më e vjetër e ikonës u vendos në një kornizë të re dëshmon për vlerën dhe shenjtërinë e saj të jashtëzakonshme në jetën e pronarëve të saj.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Kishës, Ivo Ivanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD
Muzeu Historik – Batak

Batak është një simbol i një historie të shkruar me gjak dhe kocka

Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..

botuar më 25-03-03 8.10.PD