Në prag të Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, ju drejtohem me një ndjenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje. Ju e përmbushni detyrën tuaj ushtarake me vendosmëri dhe kontribuoni në forcimin e autoritetit të Ushtrisë Bullgare dhe të vendit tonë në mjedisin ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë videokonferencës tradicionale me kontingjentet ushtarake bullgare që marrin pjesë në operacione jashtë vendit. Ai shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij të lartë për rolin e të gjithë luftëtarëve që janë larg Atdheut, dhe u uroi atyre shëndet, suksese dhe një kthim të suksesshëm.
"Ju shpreh mirënjohjen time për përpjekjet tuaja për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonet ku ju kemi dërguar. Në përmbajtjen e paqëndrueshmërisë në këto zona, Forcat e Armatosura Bullgare do të përmbushin rolin e tyre si një faktor stabilizues së bashku me aleatët tanë në NATO dhe BE." Me këto fjalë, Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, iu drejtua komandantëve kombëtarë të kontingjenteve bullgare jashtë vendit.
Rreth 270 ushtarakë bullgarë marrin pjesë në 3 operacione të NATO-s dhe 3 operacione të BE-së.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..