Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo performon në festivale ndërkombëtare muzikore dhe merr pjesë në shfaqje operistike në skenat muzikore botërore.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti gala ishte nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit Popullor, Doc. Natalija Kisellova.
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare u dallua gjithashtu me çmimin "Ansambli i Vitit 2024". Orkestra Simfonike e Radios, e cila, me idenë e dirigjentit kryesor Konstantin Ilievski, ekzekuton vepra të kompozitorëve bullgarë për sezonin e dytë, lexoi një deklaratë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe pagave fyese të ulëta në institucion.
Dëgjuesit ia dhanë çmimin "Pedagogia e Muzikës e Vitit 2024" primës së operës Rajna Kabaivanska, dhe një nga studentet e saj të talentuara, sopranoja Aleksandrina Mihajllova, mori çmimin "Muzikantja e Re e Vitit 2024".
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Desisllava Radeva, ia dorëzoi çmimin "Muzikë në vend të rrugës" mësueses së muzikës me përvojë të gjatë në qytetin Sliven, Radka Kuseva.
Së fundmi, pianisti i talentuar 17-vjeçar Ivajllo Vasilev mori çmimin special në mbështetje të një muzikanti të ri "Ollga Kamburova", fituesi i të cilit përcaktohet nga ekipi "Allegro Vivaçe".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNRNë vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..